Profesori universitar ka një thirrje publike për Albin Kurtin

Aktuale

Profesori universitar ka një thirrje publike për Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 30 mars 2020 Në ora: 20:20
Albin Kurti

Sociologu Fadil Maloku, përmes një shkrimi ka bërë një koment për Lëvizjen Vetëvendosje ku ka dënuar gjuhën e anëtarit të saj, Agim Bahtirit, ku ka thënë se mosshkuarja në zgjedhje, do të shkaktojë vëllavrasje.

Profesori universitar në shkrimin e tij, i ka bërë një thirrje publike të kryeministrit në detyrë se duhet ta ndryshojë strategjinë e mirësjelljes me ish partnerin e vetëm.

Sipas Malokut, agresiviteti i pakontrolluar i militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund t’i bëjë nderë as subjektit, e as Kurtit, si lider.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fadil Maloku

Betejat mund të fitohen me "zemer", ama lufta fitohet veç me "mendje"! (Apel miqësor për Albinin)

1. Me 82 vota kundër Qeverisë aktuale në një Parlament prej 120 vende, që është shumicë absolute, VV-sja do të duhej t’i vë vetës gishtin në tamth dhe tē kuptoj se me denigrime, sharje linçime abuzime e me gjuhë të ashpër asesi s'do ket shanse të ndërtoj njē strategji dalëse fituese nga kjo situatë. Është më se e sigurt që agresiviteti i pakontrolluar i pjesës mē militantet të VV, s'mund t'i bëjē nderë as asaj, e as Ty si lider!

2. Pra, duke e ndryshuar strategjinë e (mirë)sjelljes me ish partnerin e vetēm nē krejt amullinē e baltakut politik kosovar, Ti dhe VV në betejat e ardhshme mundet dhe duhet të provoj "stazën" e mirëkuptimit me Ldk-n, deri te sjellja e respektit të mirëfilltë por, jo edhe ajo e përulësisë. Ndryshe, kalkulimet se do mund t'i fitoj mbi 50% të elektoratit, dhe a do t'i shporrë gjitha defektet, vonesat e dëmet morale e sidomos ato ekonomike, që i sollën kësaj shoqërie pseudokomandantat dhe pseudorugovistat, do bëhen të pamundura!

3. Do bēhen të pamundura, edhe për një arsye të thjesht; sistemi aktual zgjedhor, është i dizajnuar aq nē mënyrē djallëzore, sa që shansat për 50%-shin e supozuar dhe dëshiruar mbesin vetëm njē "pazar pa hangjinë"! Andaj, Albin! Ndëgjo dhe kupto, që betejat mund të fitohen disi me "zemer"(ashtu, siç edhe ndodhi) ama lufta mund dhe duhet të fitohet veç me "mendje"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat