Matoshi i reagon Andi Bushatit: Emëroi armikun dhe thirrë në goditjen e tij

Aktuale

Matoshi i reagon Andi Bushatit: Emëroi armikun dhe thirrë në goditjen e tij

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:22
Halil Matoshi

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë në T7 se analisti Andi Bushati ka tejkaluar kornizat e gazetarisë me kolumnën e tij të fundit.

Duke e komentuar analizën e tij, Matoshi tha se ai nuk është përfshirë kurrë nëpunët e Shqipërisë me shkrime për disa arsye.

‘’Ai gazetar i vjetër nuk kam përdorë gjuhë fyese ndaj askujt dhe nuk jam marrë kurrë me shqipërinë pasi me atë merret trupi i popullit atje. Atje ka elektorat dhe nuk kemi pasur nevojë të ndërhyjmë ne’’, tha ai.

‘’Tek Bushati i kam parë tre elemente që i kalojnë shijen e mirë të gazetarisë’’

 ‘’E para ai tha se vota e sovranit u vodh nga maska. Dmth 83 deputetë i quan maska në kllapa renjë, maskarenjë. E dyta kjo është thirrje për revoltë pasi ky vec e ka emëru armikun dhe thirrë në goditjen e tij. Dëmet kolaterale të aksionit tuaj janë ku e ku më të vogla se të këqijat që po i bëjnë Kosovës. Po ashtu këtu vërehet thirrja për dhunë.’’, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat