Agim Bahtiri tregon se a ka në Mitrovicë persona të prekur nga koronavirusi

Aktuale

Agim Bahtiri tregon se a ka në Mitrovicë persona të prekur nga koronavirusi

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:16
Foto

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në facebook ka treguar që asnjë person nga Mitrovica nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

Sipas Bahtirit këtë informacion e ka marrë nga IKSHPK, shkruan IndeksOnline.

Përveq tjerash Bahtiri ka ftuar qytetarët t’i zbahtojnë vendimet e Qeverisë, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.

Postimi i plotë:

NJOFTIM:

Asnjë person nga Mitrovica e jugut nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin COVID-19, as sot e as ditëve të mëhershme. Këtë informacion sapo e mora zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.

Ftoj qytetarët që t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe familjet e tyre nga ky virus.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat