Pulmologu nga Kosova jep alarmin, këto duhet të jenë masat e reja

Aktuale

Pulmologu nga Kosova jep alarmin, këto duhet të jenë masat e reja

Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:02
Foto

12 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, numri i të infektuarve kështu ka shkuar në 106.

Ndërsa, Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur nga kjo pandemi, pas Kinës.

Megjithatë krahasuar me ditët e kaluara, sot në këtë shtet ka pasur viktima më pak e të shëruar më shumë, shkruan Indeksonline.

Këtij lajmi është gëzuar edhe pulmologu kosovar, Dr. Besim Morina.

Derisa ai përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ndoshta është e nevojshme që edhe ne t’i ashpërsojmë masat aktuale të kufizimit të lëvizjes, që mos ta bëjme me vonesë siç bëri Italia.

“Lajme shumë të mira nga Italia. Për të pestën ditë me radhë kemi rënie të numrit të të infektuarve rishtazi. Kjo edhe njëherë na përkujton që masat shtërnguese të marra atje kanë qenë thelbësore në luftën kundër pandemisë.

Ndoshta është e nevojshme që edhe ne t’i ashpërsojmë masat aktuale të kufizimit të lëvizjes sa më herët dhe mos ta bëjmë një gjë të tillë me vonesë siç bënë në Itali”, shkruan pulmologu kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat