Imri Ahmeti: Nga nesër Janjeva pritet të hiqet nga karantina

Aktuale

Imri Ahmeti: Nga nesër Janjeva pritet të hiqet nga karantina

Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:18
Imri Ahmeti

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar qytetarët se nga nesër Janjeva pritet të hiqet nga karantina.

Ahmeti ka bërë të ditur se ky vendim është marr në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, Ministrin e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij:

Vetizolimi do të vlejë vetëm për familjen e personit të identifikuar me virusin Covid-19 i cili tani është liruar dhe po qëndron në shtëpinë e tij në Janjevë.

Kryetari Ahmeti po ashtu pohon se heqja e karantinës për Janjevën nuk nënkupton që nuk duhet respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi.

Ahmeti po ashtu thotë se tani jemi në periudhën kur rreziku nga pandemia e coronavirusit është shumë evident dhe na duhet Akoma të qëndrojmë me kujdes e disiplinë duke ju shmangur daljeve të panevojshme nga shtëpia.

Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë në këtë kohë për të ruajtur shëndetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat