Pas disa demanteve, Komuna e Fushë Kosovës pranon se tre qytetarë të saj janë prekur me Coronavirus

Aktuale

Pas disa demanteve, Komuna e Fushë Kosovës pranon se tre qytetarë të saj janë prekur me Coronavirus

Më: 31 mars 2020 Në ora: 08:20
Ilustrim

Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me koronavirus.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengusur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët”.

Më herët ky lajm është demantuar nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha.

Njoftimi i plotë:

* Informatë *

Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’.

Ju informojmë se situata është nën kontrollë të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar.

Qytetarë të nderuar, deri më tani keni treguar kulturë dhe kujdes në parandalim të përhapjes së këtij virusi duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e duhura, andaj apelojmë të vazhdojmë edhe më tej t’i respektojmë këto rekomandime dhe së bashku do i’a dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat