Profesori amerikan për Kurtin: Ai është dashur ta dijë se nuk e merr mbështetjen nga SHBA pa e hequr taksën

Aktuale

Profesori amerikan për Kurtin: Ai është dashur ta dijë se nuk e merr mbështetjen nga SHBA pa e hequr taksën

Më: 31 mars 2020 Në ora: 09:39
Alon Ben-Meir

Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga SHBA dhe BE, derisa nuk heq taksat.

Teksa tutje, e konsideron liderin e VV’së si person të gatshëm për konflikte

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir ka theksuar se vendit i duhet një Qeveria e qëndrueshme dhe që të merret mirë me këtë krizë, e jo dikush si Albin Kurti.

“Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosovës për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, dhe jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerët e koalicioni”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Qeveria në krye me Albin Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur nga LDK, me 82 vota për.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat