Muaji i Ramazanit fillon më 24 prill

Aktuale

Muaji i Ramazanit fillon më 24 prill

Më: 31 mars 2020 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton qytetarët se muaji i madhërishëm i Ramazanit do të fillojë më 24 prill.

Në kalendarin mysliman bëhet e ditur se dita e parë e Ramazanit do t’i bie ditën e premte dhe se syfyri do të jetë në orën 03:50.

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri më datën 23 maj, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është më 24 maj.

Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Në këtë muaj besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes, dhe po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat