Pacienti zero nga Kosova del negativ nga koronavirusi

Aktuale

Pacienti zero nga Kosova del negativ nga koronavirusi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

7 vjeçari nga Vitia i cili ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me Koronavirus ka dalë negativ.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetit Publik është që edhe dy të moshuarit të hospitalizuar –  gjegjësisht pacient i parë, 77 vjeçari bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativ në testimet  që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.

“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti pa pacientëve të tjerë anëtarëve të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.

Haliti ka thënë se garantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tejmase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat