Në 3 javët e ardhshme pritet rritje drastike e numrit të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Në 3 javët e ardhshme pritet rritje drastike e numrit të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:38
Ilustrim

Në një intervistë, doktori nga Kosova, Kujtim Pllana ka rrëfyer përvojën e tij në Gjermani për menaxhimin e situatës me virusin Covid-19. Ai ka treguar kur ka ndodhur rasti i parë atje, dhe cilat masa janë marrë nga shteti gjerman për ta parandaluar virusin vdekjeprurës. Pllana ka folur po ashtu edhe për punën e mjekëve në Kosovë dhe përpjekjet e këtyre të fundit për ta luftuar përhapjen e madhe të virusit Corona.

Pllana ka paralajmëruar se në tri javët e ardhshme pritet rritje drastike e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Doktori shqiptarë ka thënë se shteti gjerman është përgatitur edhe për një fluks më të madh të të prekurve me këtë virus.

“Ka filluar mbyllja e hapësirave publike, mbyllja e shkollave, e restoranteve  dhe bareve. Këtu punojnë vetëm marketet me kushte specifike. Ndërsa, në spitale janë marrë të gjitha masat e nevojshme për trefishimin e shtretërve intensiv si dhe parapërgatitje e stafit për një fluks shumë të madh të njerëzve nëpër spitale”, ka thënë ai.

Kësisoj Pllana ka thënë se para dy javësh personeli shëndetësorë në Gjermani ka marrë vendim që rastet më të lehta mos të merren parasysh, kështu duke ju dhënë përparësi personave të prekur me Coronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat