Reagon Oda e mjekëve pas Ligjit të Pagave: Juve nëpër fotele ju mbuloftë turpi!

Aktuale

Reagon Oda e mjekëve pas Ligjit të Pagave: Juve nëpër fotele ju mbuloftë turpi!

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:01
Ilustrim

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkoshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor, ka bërë që Oda e Mjekëve të Kosovës të reagoj ashpër.Oda e Mjekëve të Kosovës e ka quajtur vendim të papranueshëm aq më tepër në kohën kur punëtorët shëndetësorë po përballen me situatën e rënduar nga koronavirusi

.“Përkundër poshtërsimit, denigrimit dhe diskriminimit që është duke iu bërë, profesionistët shëndetësor nuk do të dezertojnë nga lufta për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, të gjithë ata që janë përgjegjës për zvarritjen dhe mosvendosjen për këtë çështje, i mbuloftë turpi dhe poshtërimi. Rehatia dhe komoditeti nëpër fotelet autoritare, pagat katërcifërore, ua kanë humbur arsyen, humanitetin dhe dinjitetin. TURP”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Ky është reagimi i plotë:
Vazhdimin e masës së përkohëshme për zbatimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e kemi pranuar me shqetësim, sidomos duke marr parasysh rrethanat në të cilat gjiendet vendi ynë. Gjendja e tillë është rrethanë veçanërisht rënduese për mantelbardhët, të cilët duke qenë në vijën e parë të frontit kundër virusit COVID 19, janë duke e rrezikuar qënien e tyre dhe familjet e tyre.Prolongimi i kësaj çështjeje e cila është parashtruar pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të marr asnjë konotacion arsyetues duke marr parasysh rëndësinë ekonomiko-sociale të këtij ligji. Pezullimi i të njëjtit deri me 30 qershor 2020, është shfaqje e joseriozitetit që po paraqitet nga organet kompetente, ndërkaq denigruese për shërbyesit publik, e në veçanti komunitetin e profesionistëve shëndetësore.

Ashtu sikur në reagimin tonë të datës 6 dhjetor 2019, përsërisim që pabarazia dhe diskriminimi në raport me të ardhurat personale është duke vazhduar dhe duke u mirëmbajtur me procedurat e panevojshme që e prologojnë eliminimin e këtij diskriminimi. Pikërisht, duke u thirrur në kontrollin e diskriminimit të mundshëm për mënyrën se si e ka rregulluar sistemin e pagave ligji në fjalë, stërzgjatja e kësaj procedure shkelë të drejtën në një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme.Apelojmë tek i gjithë spektri institucional, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, që kësaj lënde t’i jep prioritet dhe njëkohësisht ta shqyrtojë zgjatjen e masës së përkohshme duke e koncentruar atë vetëm në pjesët kontestuese për të cilat është iniciuar çështja në fjalë.

Përkundër poshtërsimit, denigrimit dhe diskriminimit që është duke iu bërë, profesionistët shëndetësor nuk do të dezertojnë nga lufta për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, të gjithë ata që janë përgjegjës për zvarritjen dhe mosvendosjen për këtë çështje, i mbuloftë turpi dhe poshtërimi. Rehatia dhe komoditeti nëpër fotelet autoritare, pagat katërcifërore, ua kanë humbur arsyen, humanitetin dhe dinjitetin. TURP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat