Kushtetuesja pritet t’i kthejë përgjigje sot Presidentit rreth vendimit për kufizimin e lëvizjes që e mori qeveria

Aktuale

Kushtetuesja pritet t’i kthejë përgjigje sot Presidentit rreth vendimit për kufizimin e lëvizjes që e mori qeveria

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim - Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese shumë shpejtë pritet që të kthejë përgjigje për presidentin e vendit, Hashim Thacin, lidhur me ankesën e tij për vendimin që mori Qeveria për kufizim të lëvizjes në disa orare të caktuara.

Burime kanë bërë të ditur se Kushtetuesja pritet që të kthejë përgjigje sot gjatë ditës, ku edhe do të merret vesh nëse vendimi i qeverisë në krye me Albin Kurtin ka qenë kushtetues apo e kundërta.

Pas vendimit në Qeveri të Kosovës, për të vendosur kufizime të lëvizjes për qytetarët në afate të caktuara, presidenti Thaci është drejtuar në kushtetuese për interpretim të këtij vendimi.

Sipas presidencës, nuk mund të kufizohet lëvizja e lirë pa u shpallur përfundimisht gjendja e jashtëzakonshme.

Për këtë temë, komentet në Kushtetuese i kanë dërguar edhe kryeministria, Kuvendi dhe avokati i popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat