Milaim Zeka zbulon të metat e kryeministrit Kurti: Ja nga çka po vuan ai

Aktuale

Milaim Zeka zbulon të metat e kryeministrit Kurti: Ja nga çka po vuan ai

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:59
Milaim Zeka dhe Albin Kurti

Milaim Zeka ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Zeka thotë se Kurti po vuan nga mungesa e këshilltarëve. Sipas tij, Kurti do të duhej ta konsultonte të paktën Vjosa Osmanin për këtë vendim të Qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Shkoi poshte Albini per keshilltar pasha Zotin. Bile Vjosa Osmanin, krahun e djathte, me pas konsultu. Kur e shkarkoi Gimin, vetem me Vjosen u konsultu. Nuk i doli mire, sepse shkarkimi nuk kishte te bente me ane juridike, po me marreveshje. Baba i marreveshjes ishte Isa.

Me shkele Kushtetuten ashte akte i rande juridik dhe penal. Tash nuk di Antonin a mundet me qu per ndermjetesim. Antoni here po mundohet me lu rolin e Anton Çetes, here te Xhemajl Obrisr, po asnjera nuk po i shkon.

Me nje fjale, ky vendim eshte shume me i rende se sa shkarkimi i qeverise nga ana e parlamentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat