Një nënë vetë ushqyese vendoset në banesën sociale

Aktuale

Një nënë vetë ushqyese vendoset në banesën sociale

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:12
Bekim Jashari, Halil Kastrati dhe nëna vetë ushqyese

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot bashkë me Halil Kastratin, kanë vendosur në banesën sociale nënën vetë ushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt.

Jashari ka shkruar në Facebook, se pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe sot familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë.

“Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna jonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat