Dyshohet se një familje e tërë është infektuar me koronavirus në Malishevë, po i presin rezultatet

Aktuale

Dyshohet se një familje e tërë është infektuar me koronavirus në Malishevë, po i presin rezultatet

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:15
Malishevë

Numri i rasteve të prekura me pandemi deri më tani më i madhi është në Komunën e Malishevës.

Në Komunën e Malishevës po rritet rasti i të prekurve më koronavirus thuajse çdo ditë.

Burime kanë bërë të ditur se një familje e tërë dyshohet të jetë prekur nga COVID-19. Të njëjtit po i presin analizat nga laboratori i mikrobiologjisë molekulare.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se disa persona po i presin analizat.

“Dy analizat e fundit të një burri dhe një gruaje kanë dal negative. E di se edhe disa të tjerë janë në pritje të analizave, por nuk e disa është numri. Instituti nuk i bënë fort publike rastet e analizave në pritje”, tha kryetari Begaj.

Ai ka bërë apel që të respektohen nga qytetarët masat kundër pandemisë. Ndërkohë ka thënë se familjet të cilat ndodhën në izolim total për shkak të pandemisë, po ndihmohen nga Komuna dhe donatorët.

Gjithashtu media merr vesh se i infektuar me koronavirus në Malishevë më i riu është një 6 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat