Kimete Berisha ka dy fjalë për Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Kimete Berisha ka dy fjalë për Gjykatën Kushtetuese

Nga: D.RR Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:25
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, për të hedhur poshtë vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes.

Berisha e quan shkelje nga qeveria, por të bukur dhe të qëlluar.

Ajo ngre dyshime rreth faktit që Gjykata Kushtetuese vendosi që ta lë në fuqi vendimin e qeverisë, deri më 13 prill.

Postimi i plotë:

Do me thënë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është shkelje e Kushtetutës, por ama shkelje 'e bukur dhe e qëlluar'.

Vet fakti që Gjykata Kushtetuese ka vendosur (që për shkak të pandemisë) ta shtyjë aktgjykimin e
'saj' (dhe ta shfuqizojë vendimin e qeverisë) për të hyrë në fuqi pas dy jave (13 Prill 2020)...q'aq 'i keq' e i 'rrezikshëm' për Kushtetutën e për popullin paska qenë ky vendim i qeverisë.

Kryesore ishte 'shkelje' në dobi të shëndetit.

Kur edhe Gjykata Kushtetuese i jep leje, ia jep edhe dy javë hua qeverisë që me atë vendim 'antikushtetues) me na mbajtë 'n'kafaz' 'padrejtësisht', çka ke me thënë...!

Keq e ka qeveria por le ta ketë keq edhe dy kavë, se rrezik, pandemia, sipas Gjykatës Kushtetuese ?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat