Reagon edhe Miftaraj, pasi Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm vendimin e Qeverisë

Aktuale

Reagon edhe Miftaraj, pasi Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm vendimin e Qeverisë

Nga: N. H Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:31
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Haki Abazi

Njohësi i çështjeve ligjore, Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka bërë një koment të shkurtër pasi Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm vendimin e Qeverisë për ndalim-qarkullimin e qytetarëve.

Mitfaraj konsideron se Qeveria Kurti ka nevojë për analiza dhe kritika konstruktive.

Mes të tjerave ai thekson se qëllimi i qeverisë ka qenë fisnik dhe në mbrojtje të shëndetit publik, dhe se nga gabimet mësojmë dhe përmirësohemi.

Ja shkrimi i tij:

Gjykata Kushtetuese foli.

Juristët dhe analistët me korrespondencë morën përgjigjën.

Analizat dhe hulumtimet me porosi do të mbesin analiza të turpit dhe për një përdorim.

Qeveria ka nevojë për analiza dhe kritika konstruktive. Është normale që edhe Qeveria me gabu. Qëllimi ka qenë fisnik dhe në mbrojtje të shëndetit publik.

Nga gabimet mësojmë dhe përmirësohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat