Syla: Pas pandemisë, në vend të festës do të marrim masa radikale, bojkot total!

Aktuale

Syla: Pas pandemisë, në vend të festës do të marrim masa radikale, bojkot total!

Më: 31 mars 2020 Në ora: 18:40
Blerim Syla

Vendimi Gjykatës Kushtetuesë, për të lënë Ligjin e Pagave të ngrirë ka ngjallë shumë reagime.

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur të jetë i indinjuar, derisa ka ftuar mjekët që pas pandemisë së COVD19 ta bojkotojnë punën.

“Këtu për ne është provokim i llojit të vet, ne do ta vazhdojmë luftën tonë me koronavirus. Nga ky moment, kur do Zoti dhe i kryejmë të gjitha e të përfundojë kjo gjendje, as mos të na bëjnë hesap, unë do t’i thërras mjekët për bojkot të plotë. Si kanë ndjenja?

Nëse dikush ka ba hesap që na biejmë në gracka të tyre, ne popullin nuk e lajmë. Ne jemi me popullin dhe do t’ia dalim. Pavarësisht atij vendimi të turpshëm”, ka thënë Syla në Info Magazine.

Ai tutje ka thënë se kjo është gënjeshtër e kulluar, dhe qëllimi ka qenë se s’kanë dashur me këtë vendim mjekët ta kryejnë punën siç duhet.

“Në vend të festës, do të mirren masa radikale, për ta mbrojtur dinjitetin. Duke u mundu me qenë institucionalist, shpesh jam turpëruar, por unë s’jam fajtor që kemi institucione të tilla që s’kanë një ndjenjë morale”, u shpreh Syla./Indeksonline

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat