Ismaili: Zhgënjyese, mjekët tanë në vijë të frontit pa buxhet për paga

Aktuale

Ismaili: Zhgënjyese, mjekët tanë në vijë të frontit pa buxhet për paga

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:41
Uran Ismaili

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Ksoovës PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me mosngritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.

Ai ka thënë se mosngritja e pagave për mjekët dhe infermierët tanë është tejet zhgënjyese.

‘Pritja e tyre shumë vjeçare ende nuk ka marrë mbështetjen e merituar. Ligji që bëri ngritjen më të lartë të pagave ishte mirëpritur nga profesionistët shëndetësorë si një hap i madh drejt trajtimit dinjitoz të tyre nga Republika e Kosovës “.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se opozita e atëhershme, pra Qeveria e sotme, nuk e votuan këtë ligj dhe dëshmuan se nuk arrijnë të dalin përtej agjendës së tyre partiake, as kur bëhet fjalë për rritjen e mirëqenies qytetare.

“LVV dhe LDK në opozitë nuk e votuan ligjin, ndërkohë në pushtet nuk i përfshinë rritjet e pagave në Ligjin e Buxhetit “.

Ismaili shtoi se profesionistët shëndetësorë janë vija jonë e parë e frontit në luftën kundër Covid-19, ndërkohë që kjo qeveri nuk ofron asgjë tjetër, pos shtesave të përkohshme.

“Shtesat janë improvizime të pamjaftueshme, kurse shteti ynë ka nevojë për plane të qëndrueshme e afatgjate. Për dy vite gjatë mandatit tim si Ministër i Shëndetësisë kemi punuar me përkushtim për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe për të rritur mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë që t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë “.

Në fund, ai ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që këtë lëndë ta trajtojë me urgjencën më të lartë, marrë parasysh përballjen me pandeminë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat