Kurti i bënë ftesë Thaçit, i tregon për rolin e tij

Aktuale

Kurti i bënë ftesë Thaçit, i tregon për rolin e tij

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:48
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se raportet me zyrën e presidenti janë të vështira pasi sipas Kurtit, presidenti Thaçi nuk është i kënaqur me kompetencat e tij politike.

Kuri e ka ftuar Thaçin që të hyjnë në politikë, pasi siç thotë Kurti, roli i tij si president është ceremonial.

“Raporti me Zyrën e Presidentit është i vështirë sepse presidenti nuk është i  kënaqur me kompetencat që ja jep kushtetuta besoj që ai do të duhet të bëhet fer të hyjë në politikë. Si president ka rol ceremonial. Nuk e ka rolin politik të cilin e dëshiron aj, por e ka rolin e një noteri shtetëror”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat