Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i plotë i të infektuarve me COVID19

Aktuale

Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i plotë i të infektuarve me COVID19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se lajmi për shërimin e pesë të infektuarve me koronavirus e ka gëzuar shumë.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat