E pabesueshme, për 10 minuta kaq persona votuan që Albin Kurti të vazhdoj punën e kryeministrit

Aktuale

E pabesueshme, për 10 minuta kaq persona votuan që Albin Kurti të vazhdoj punën e kryeministrit

Nga: A.J Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa është duke dhënë një intervistë në njërin nga televizionet e Kosovës dhe më këtë rast shikimi në televizion dhe online është jashtëzakonisht i lartë. Albin Kurti në fillim ka fol më heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe vendosjen e masës se reciprocitetit.

Kurti po ashtu ka fol edhe për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ku iu aprovuar ankesa e presidentit Hashim Thaçi.

Në kuadër të intervistës qysh në fillim ishte vendosur një sondazh me pyetjen se “A duhet të vazhdojë Albin Kurti të jetë Kryeministër i Kosovës?, dhe rezultati ishte tejet i lartë dhe në favor të Albin Kurtit ku nga 72 mije votues, 94% janë përgjigjur PO, Kurti duhet te vazhdoje qeverisjen.

Qytetaret e Kosovës që pas mocionit për rrëzimin e qeverisë i kanë jep një përkrahje madhështore Qeverisë se Kosovës ne largim dhe sidomos Albin Kurtit të cilin në vazhdimësi po tregojnë se e duan për kryeministër të vendit dhe sondazhet e ndryshme tregojnë vazhdimisht se vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, gjithmonë nëse ato do të mbahen ketë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat