Mustafa tregon se a ishte Agim Veliu kundër marrëveshjes më Vetëvendosjen

Aktuale

Mustafa tregon se a ishte Agim Veliu kundër marrëveshjes më Vetëvendosjen

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:21
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se askush në LDK nuk ishte kundër marrëveshjes së koalicionit me Vetëvendosjen.

Sipas Mustafës, edhe Vjosa Osmani edhe Agim Veliu nuk ishin në takim për të prishur punë por vetëm për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Agim Veliu nuk kishte ardhur në takim për të prishur punë por për të gjetur zgjidhje, prandaj është shumë subjektive të flitet ndryshe”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së, gjithashtu theksoi se Veliu nuk do të ishte në takim po të ishte kundër koalicionit dhe sipas tij, marrëveshja është arritur në pajtim me të gjithë.

“Unë ju siguroj që Veliu nuk do të ishte aty po të mos ishte për koalicionin, ai nuk ishte aty pse ishte kundër, marrëveshjen e kemi arritur me pajtim të të gjithëve, asnjëri nga ne nuk ka qenë kundër marrëveshjes, ka pasur vetëm paragjykime, që të vjetrit janë kundër e të rinjtë pro. Kjo ka ndikuar që ai të shkarkohet më vonë”, u shpreh Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat