Thaçi fillon nesër konsultimet, të parin e pret Kurtin

Aktuale

Thaçi fillon nesër konsultimet, të parin e pret Kurtin

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:33
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të Presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesër”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

Sipas tyre, presidenti Thaçi nesër në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë Kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa, pasnesër, presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative Kryetarin e AAK-së në orën 10:00, Kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, Kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat