Mazreku: Siguroni automjetet për sigurinë tuaj

Aktuale

Mazreku: Siguroni automjetet për sigurinë tuaj

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:34
Sami Mazreku

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku njofton qytetarët se të gjitha kompanitë e sigurimeve janë duke ofruar të gjitha shërbimet për të cilat janë licencuar, në pajtim me vendimet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore në vend. 

"Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që për lëvizjen me automjet gjatë kësaj periudhe të blejnë sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia – sigurimin TPL, ndërsa procedurat e regjistrimit të automjeteve do t’i kryjenë në një kohë më vonë në cilëndo komunë që t’a kenë më afër, konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë vendimet e organeve kompetente për të ruajtur shëndetit dhe për të shpëtuar jetën e më të dashurve tanë", tha Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat