Masa e reciprocitet ndaj Serbisë nga ora 12 e natës hynë në zbatim

Aktuale

Masa e reciprocitet ndaj Serbisë nga ora 12 e natës hynë në zbatim

Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:09
Foto

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga ora 12:00  e natës do të jetë në fuqi masa e reciprocitet ndaj Serbisë.

“Masa e reciprocitetit prej 12:00 të  natës do të jetë në fuqi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë ka thënë se janë 10 vota pro vendimit të tij që ta zëvendësoj taksën ndaj Serbisë me reciprocitet dhe ta heq taksën 100 për qind ndaj Bosnjës dhe Hercegovinën.

“Deri më tani janë 10 vota për”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie ka njoftuar se që nga nesër do të filloj të aplikohet masa e reciprociotetit ndaj produkteve të Serbisë.

Kurti kishte theksuar se vendimi do të merret sonte në mbledhjen e Qeverisë, e që pritet të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Sot është një ditë e veçantë, meqë Qeveria e Kosovës, po mbanë një mbledhje për një çështje shumë të rëndësishme, për batimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet teegtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokuemntet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjilacionit në fuqi”, kishte thënë Kurti gjatë konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat