Kjo është fitorja e madhe e Albin Kurtit

Aktuale

Kjo është fitorja e madhe e Albin Kurtit

Nga: A.J Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:17
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike Petrit Zogaj në një postim të tij në facebook ka shpjeguar se pse Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka fitu betejën e madhe me opinion publik.

Sipas tij fitorja me e madhe e ka ardh si rezultat i asaj që Albin Kurti ka përballë vetes disa kundërshtarë që ose janë të paafte ose të korruptuar. E Albini ne te dyja rastet del fitues i pakontestueshëm.

Postimi i plotë:

Nuk kurrfare rendesie me, nese mendon qe Albini, si KM e ka shkele Kushtetuten ose jo, ka thyer ndonje ligj apo jo, ka ndermarre ndonje veprim qe i ka rreziku marredheniet Kosove-US apo jo, qe ka prirje autoritare apo jo, qe eshte populist apo jo, qe ka politika ekstreme majtiste apo jo, e ckado tjeter ne lidhje me te, mirepo, eshte shume e rendesishme me e kuptu qe ky politikan e ka fitu betejen e madhe me opinionin publik. E kjo fitore, mbi te gjitha ka ardhe si rezultat qe, Albini ka perballe vetes disa kundershtare qe: ose jane te paafte ose te korruptuar. E Albini ne te dyja rastet del fitues i pakontestueshem.

Keshtu qe, kushdo qe deshiron me ia relativizu kete fitore Albinit, se paku nuk duhet te jete i korruptuar dhe se dyti, te kete nje nivel intelegjence qe di t’i kundervihet nje pushteti kaq te madh qe Albini sot e ka ne shoqeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat