Gjykata Kushtetuese me vendime të pa implementueshme

Aktuale

Gjykata Kushtetuese me vendime të pa implementueshme

Nga: A.J Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:45
Gjykata Kushtetuese

Juristi i njohur Vigan Qorolli, përmes një postimi në facebook ka berë të ditur se Gjykata Kushtetuese tash e një kohë po merr vendime që janë të pa implementueshme.

Ai ka bërë të ditur se Nga  vendimi i sotem (KO 54/20) për taksirat e fatkeqësi, do te mbahet mend vetëm data 13 prill 2020, si dita e pezullimit te vendimit te qeverise për masat ndaj pandemisë COVID-19.

Gjithçka tjetër e këtij aktgjykimi do te përfundojë ne harrese, e ne pa zbatueshmeri. Vendimet gjyqësore duhet t’i bien tamam shtetit e shoqërisë, e jo politikaneve apo individëve të caktuar — sepse këto “arsye” ilegjitime çojnë domosdo ne mos zbatim te tyre.

Postimi i plotë:

GJYKATA PERBALLE PANDEMISE

 

1. Pertej dogmes juridike te perdorur sot nga Gjykata Kushtetuese — fatkeqesisht tash e nje kohe kjo gjykate po merr vendime te cilat jane te pa implementueshme.

2. Nje vendim gjyqesor nuk mund te zbatohet ne menyre deshirore, pjeserisht ose ne 20-30% te teresise se tij. Kurse pjesa tjeter te lihet nen meshiren e fatit dhe harreses. Shume vendime te kesaj gjykate te njohura si KI (kerkesa individuale) dhe KO (kerkesa te organeve shteterore) perfundojne te pazbatuara si nga organet shteterore, poashtu edhe nga individet.

3. Pse kjo?! Sepse gjuha e perdorur ne tekstet e aktgjykimeve eshte dubioze dhe retorike. Jo argumentative dhe jo faktuale. E pamatshme me ambientin juridik, ate sociologjik dhe e papershtatshme me Kushtetuten, duke tentuar shpeshhere t’i mbivendoset asaj.

4. Nga ky vendim i sotem (KO 54/20) per taksirat e fatkeqesi, do te mbahet mend vetem data 13 prill 2020, si dita e pezullimit te vendimit te qeverise per masat ndaj pandemise COVID-19.

5. Gjithçka tjeter e ketij aktgjykimi do te perfundoje ne harrese, e ne pa zbatueshmeri. Vendimet gjyqesore duhet t’i bien tamam shtetit e shoqerise, e jo politikaneve apo individeve te caktuar — sepse keto “arsye” ilegjitime çojne domosdo ne mos zbatim te tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat