Reagon Gjuriq: Kurti nuk ka hequr taksën, vetëm i suspendoi dhe kushtëzoi duke vendosur masat tjera dënuese

Aktuale

Reagon Gjuriq: Kurti nuk ka hequr taksën, vetëm i suspendoi dhe kushtëzoi duke vendosur masat tjera dënuese

Nga: F. B. Më: 31 mars 2020 Në ora: 23:08
Marko Gjuriq dhe Albin Kurti

Drejtori (i ashtuquajtur) i zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka deklaruar sonte se kryeministri teknik i institucioneve të përkohshme  në Prishtinë Albin Kurti nuk ka heq taksën ndaj mallrave serbe  dhe nuk duhet rënë pre në lajme të rrejshme, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

“Kryeministri i institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë, që të jemi preciz, vetëm është bërë suspendim i caktuar dhe kushtëzuar, në të njëjtën kohë vendosi masa dënuese  për qytetarët tanë dhe ekonominë që e quan reciprocitet”, nënvizoi Gjuriq në kumtesë.

Me këtë thekson ai, situata nuk e largon eskalimin dhe nuk e kthen gjendjen para vendosjes së taksës jo civilizuese ndaj mallrave serbe, por në mënyrë perfide vendosen barriera jo ekzistuese në tregti dhe qarkullim të mallrave dhe njerëzve.

Gjuriq ka thënë se Prishtina vazhdon të luaj me këtë çështje dhe perspektivën ekonomike të shoqërisë në Kosovë dhe nënvizoi se ky vendim është shfaqje për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

„Konsideroj , megjithatë se assesi nuk është koha për masa sikur ato që ka miratuar sonte Prishtina, por kjo kohë kur edhe dallimet thelbësore me Prishtinën duhet të jenë anash dhe kur të gjithë duhet fuqishëm dhe vazhdimisht bashkëpunojmë në tejkalimin e epidemisë që nuk di për kufij, përcaktim politik, besim dhe nacionalitet”, përfundoi Gjuriq përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat