Albulena Haxhiu godet fort ‘pazaret e PALN-it’

Aktuale

Albulena Haxhiu godet fort ‘pazaret e PALN-it’

Më: 31 mars 2020 Në ora: 23:08
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se qytetarët po qëndronjë pranë Qeverisë Kurti, këtë sipas saj, e kanë shprehur përmes rrjeteve sociale dhe protestave nga ballkonet.

Haxhiu shkruan se me qytetarët do ta mundin virusin Corona dhe siç shprehet ajo ‘pazaret e PALN-it’. 

Postimi i plotë:

Qytetarët po i qëndrojnë pranë Qeverisë Kurti, pavarësisht se ajo u rrëzua nga PLAN me 82 deputetë.

Në këtë kohë pandemie, qytetarët çdo ditë kanë shprehur vullnetin e tyre, në forma të ndryshme, herë nga ballkonet e tyre e herë përmes rrjeteve sociale.

Asnjëherë s'ka pasur një lidhje aq të fuqishme në mes vullnetit qytetar dhe veprimeve qeveritare!

Së bashku do ta mundim edhe virusin Corona por edhe pazaret e PLANI-t!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat