Mjekët nuk po marrin paga, po marrin vetëm vitra, ja kush e thotë - Bota Sot
Mjekët nuk po marrin paga, po marrin vetëm vitra, ja kush e thotë

Aktuale

Mjekët nuk po marrin paga, po marrin vetëm vitra, ja kush e thotë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 23:28
Foto

Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës e ka quajtur të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë vendimin për Ligjin e Pagave.

Sejdiu në RTV Dukagjini thotë se shtyrja është bërë pikërisht në kohën kur mjekët për përballen me fluksin e pacientëve me coronavirus.

Ai thotë se megjithatë puna e mjekëve do të vazhdojë pasi ata as deri tani nuk kanë punuar për paga.

“Ne ato që i marrim nuk mund t’i konsiderojmë paga por vetëm vitra, ndërsa vendimmarrësit marrin paga katër shifrore. Ne do ta kryejmë punën tonë deri në fund”.

Sejdiu ka përmendur edhe vdekjen e kardiologut 51 vjeçar.

“Sot na vdiq edhe kolegu ynë 51 vjeçar. Ai nuk është mbrojtur në vendin e punës nga rrezatimet dhe infeksionet tjera që ka pasur”.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës thotë se mjekët nuk kane nevojë të konsiderohen si heronj por ata duhet të respektohen dhe trajtohen si heronj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat