Deputeti i VV-së, ja si do ti përgjigjet vendi ynë Serbisë

Aktuale

Deputeti i VV-së, ja si do ti përgjigjet vendi ynë Serbisë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 23:38
Foto

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci thotë se qeveria Kurti realizoi një premtim të madh sa i përket heqjes së tarifes dhe vendosjes e reciprocitetit.

“Jemi të bindur se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar për të gjithë ne, pra që lejet e punës, diplomat e shkollimit dhe certifikatat e aftësimit professional do të njihen edhe atje. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore por asnjëherë kjo nuk mund të bëhet në raporte asimetrike të sjelljes”, ka shkruar ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur miq, sot Qeveria e kryeministrit Kurti, realizoi edhe një premtim të madh parazgjedhor e që është ai i heqjes së tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, në mënyrë graduale. Nga sot, diskriminimit 20 vjeçarë që, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ju kanë nënshtruar vijimësisht, vendi ynë do të ju përgjigjet me të njëjtat masa. Jemi të bindur se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar për të gjithë ne, pra që lejet e punës, diplomat e shkollimit dhe certifikatat e aftësimit professional do të njihen edhe atje. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore por asnjëherë kjo nuk mund të bëhet në raporte asimetrike të sjelljes. Certifikatat e mallit, ato fitosanitare dhe dokumentet doganore e të tjera të Republikës së Kosovës, o do t’i pranojë Serbia, o nuk do t’i njohim as ne të tyre. Reciprociteti është parim universal në marrëdhëniet ndërkombëtare i cili burimin e ka në konceptin e barazisë sovrane të shteteve dhe heqja dorë nga ai, është direkt dobësim i përgjegjësive sovrane të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat