“Nuk përzihemi në formimin e qeverisë së re” - Bota Sot
“Nuk përzihemi në formimin e qeverisë së re”

Aktuale

“Nuk përzihemi në formimin e qeverisë së re”

Më: 1 prill 2020 Në ora: 00:31
PDK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se PDK’ja nuk do të përzihet në formimin e qeverisë së re.

Ajo ka sqaruar se PDK’ja është në opozitë dhe aty do të mbetet.

“Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë, nuk përzihemi në biseda për formimin e qeverisë, ne jemi në opozitë”, është shprehur Hoxha.

Por, ajo sqaroi se PDK’ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Ne gjithashtu jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje”, ka thënë deputetja Hoxha.

E gjatë kësaj qeverisje, Hoxha thotë se nuk ka pa diçka përveç shkarkimeve.

“Nuk shoh diçka në këtë qeverinë që u rrëzua, gjithçka që kam dëgjuar është ‘shkarkime shkarkime shkarkime’”, shtoi Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat