Kurti mban premtimin, ja dokumenti për heqjen e tarifës dhe reciprocitetin ndaj Serbisë - Bota Sot
Kurti mban premtimin, ja dokumenti për heqjen e tarifës dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Aktuale

Kurti mban premtimin, ja dokumenti për heqjen e tarifës dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 07:37
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës në detyrë ka hequr nga sot tarifën 100-përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Sipas juristit të Lëvizjes Vetëvendosje Getoar Mjeku, Qeveria Kurti ka mbajtur premtimin, se taksën do ta zëvendësonte me reciprocitet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky vendim mbron Republikën e Kosovës dhe denjësinë e secilit qytetar.

Postimi i Mjekut në Facebook:

Qeveria Kurti mban premtimin.

Heq tarifën 100-përqind. Kështu e kërkon interesi ekonomik i vendit dhe kështu udhëzojnë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Fillon zbatimin e ndërsjellësisë si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Pa trajtim të barabartë, pa emrin Republika e Kosovës, pa kushtetutën e pa ligjet e veta, shteti ynë nuk mund ta sigurojë qenien e vet.

Image

Tregon hirin e një kombi të qytetëruar ndaj Bosnjë-Hercegovinës. E mirëkupton popullin e këtij vendi për vështirësitë e brendshme me të cilat përballet, dhe e kursen nga masat që u vendosën ndaj Serbisë.

Që tani filloi me u zbatu vendimi që mbron Republikën e Kosovës dhe denjësinë e secilit prej nesh. #qeveriaKurti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat