COVID-19, nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve - Bota Sot
COVID-19, nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve

Aktuale

COVID-19, nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Kosova deri mëngjesin e së mërkurës numëron 112 persona të prekur me koronavirus, ndërsa pas përsëritjes së dytë të testimit, lajmi i mirë është se pesë pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmon se janë nën mbikëqyrje edhe 2.351 persona të tjerë të cilët janë kontakte të rasteve me koronavirus.

Sipas IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Prej 8 shkurtit të këtij viti e deri më 31 mars janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes së një të moshuari 82-vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat