Alarmi i gazetarit/ RTK si Koronavirusi, është rreshtuar hapur kundër Albin Kurtit

Aktuale

Alarmi i gazetarit/ RTK si Koronavirusi, është rreshtuar hapur kundër Albin Kurtit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:00
Albin Kurti

Gazetari Fahri Musliu, po shprehet i shqetësuar në lidhje me rreshtimin e hapur kundër kryeministrit Albin Kurti nga Televizioni Publik i Kosovës (RTK).

Musliu përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo formë e informiminit që është duke u përdorur nga RTK, është virus më i keq se COVID 19.

Shkrimi i plotë i Musliut

Në emisionin Imazh të RTK (31.03) një analist (gazitar manipulues) me fëmijun në prehër (për herë të parë e pashë edhe këtë) në shtëpinë e vet, nëpërmjet skypit e komentoi mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai e quajti Albin Kurti njeri me mentalitet të vjetër komunist kur injorohet gjithçka. Ky dhe disa banalistë tjerë që po anojnë nga partitë apo individ të caktuar, janë e keqja më e madhe, i degradojnë analizat dhe manipulojnë opinionin, veçmas kur nuk kanë as njohuri politike as kushtetuese.

Më e mjera e kësaj është se kjo po ndodh në televizionin publik, RTK, i cili është rreshtuar me të madhe dhe hapur kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Kjo formë e informimit është virus më i keq se COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat