10 persona janë në pritje të rezultateve për COVID-19

Aktuale

10 persona janë në pritje të rezultateve për COVID-19

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

10 persona po presin rezultatet për të verifikuar nëse janë pozitiv me virusin korona.

Kjo është bërë e ditur nga Klinika Infektive përmes një njoftimi.

Megjithketë, në Klinikën Infektive të QKUK-së, po trajtohen 43 persona të prekur nga COVID-19, nga 112 sa janë në tërësi në Kosovë.

Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas SHSKUK-së, gjashtë prej tyre tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërkaq, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Raport 24 orësh nga Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive, sot me 01/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

Gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes,është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektokoge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat