Mustafa pas takimit me Thaçin: Nuk është koha për zgjedhje, LDK është për Qeveri të re - Bota Sot
Mustafa pas takimit me Thaçin: Nuk është koha për zgjedhje, LDK është për Qeveri të re

Aktuale

Mustafa pas takimit me Thaçin: Nuk është koha për zgjedhje, LDK është për Qeveri të re

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:30

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përsëritur kërkesën e subjektit të tij që të formohet një qeveri e re.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Mustafa u shpreh se nuk është koha për zgjedhje, por për një qeveri që do të vazhdonte luftën ndaj koronavirusit, të punonte në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe eliminimin e pasojave që do të kishte te bizneset kjo situatë me virusin korona.

Para gazetarëve, Mustafa tha Qeverinë Kurti e kanë rrëzuar 82 deputetë, mjaftueshëm sa për të ndryshuar edhe kushtetutën e Kosovës. Ai përmendi edhe nevojën për vazhdimin e dialogut me Serbinë, një proces ky që për kreun e LDK-së duhet të mbështetet nga shumica në Kuvend.

Mustafa: Me 82 vota ndryshojmë edhe kushtetutën, duhet qeveri e re

“Duke marrë parasysh që mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë të Kuvendit tà « Republikës së Kosovë e që nënkupton se është shumica mbi 2/3-ve e cila ka të drejtë të ndryshojë edhe kushtetutën. Ne jem me atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitetet e plota të angazhohet në zotërimin e të gjitha aktiviteteve në luftë kundër virusit korona i cili virus tani po zgjerohet edhe në vendin tonë, sikurse në vendet e tjera. Të punojmë në zhvillimin ekonomik sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të rëndë ekonomike, të papunësisë, situatë me të cilën paralajmërohet se do të ballafaqohen edhe vendet e tjera por ne jemi vend i pazhvilluar, prandaj duhet që të kemi kujdes të veçantë që të ndihmojmë bizneset dhe ta kapërcejmë këtë situatë dhe gjithashtu do të ballafaqohemi me nevojën e dialogut me Serbinë, për çfarë duhet të jemi të përgatitur dhe po ashtu duhet të kemi një shumicë e cila këtë dialog do ta përkrahte pastaj përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Mustafa.

Kryetari i LDK-së mohoi se sot është përmendur ndonjë emër konkret për kryeministër po tha se janë informuar nga Thaçi për zgjidhjet kushtetuese si dhe për vullnetin e subjekteve politike.

Ai tha se beson që Thaçi do t’i ndjek të gjitha procedurat e parapara me kushtetutë pasi LDK nuk do të hyjë në një proces i cili do të ishte jokushtetutes.

Në lidhje me vendimin e Kushtetueses për kufizim të lëvizjes që e cilësoi si shkelje nga ana e Qeverisë, Mustafa tha se nuk do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë Kurtit i cili e pati quajtur atë “super kriminel” pasi Kushtetuesja kishte rrëzuar Asosacionin e Komunave Serbe.

Mustafa tha se nuk e ul nivelin në ofendime, por kujtoi se ai në rastin e Asosacio nit nuk e kishte shkelur kushtetutën sikurse Kurti me rastin e lëvizjes se qytetarëve, ndërsa tha se Qeveria duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve.

Mustafa: Qeveria t’i kërkojë falje për kufizimin e lëvizjes

“Tash me nis me ja kthy z. Kurtit krejt çka ka thënë për mua do ta ulesha krejtësisht nivelin edhe timin edhe të subjektit politik që përfaqësoj. Në fakt, ajo çfarë është dhënë përpara për Asosacionin e Komunave Serbe, nuk është dhënë si shkelje e Kushtetutës, por vetëm se nuk është krejt ajo në harmoni në disa pjesë në frymën kushtetuese sepse nuk është theksuar asnjë nen i Kushtetutës që është shkel. S'ka pas shkelje, por devijim nga fryma siç e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese, tani kemi aktgjykim që thotë drejtpërdrejt që janë shkel nenet e Kushtetutës së Kosovës që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Në qoftë se shkelen të d rejtat dhe liritë e njeriut ajo nënkupton që është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Tani nuk po cilësoj se ai është dikush aty kriminel apo superkriminel apo ma pak kriminel por gjithnjë e kemi bërë vërejtjen ditën që qeveria ka pru atë vendim se një vendim i tillë nuk ka të drejtë të sjellë qeveria por Kuvendi i Republikës së Kosovës. Jam i bindur dhe mendoj që duhet të kërkojë falje qytetarëve të Republikës së Kosovës ju ka sjellë kufizime jokushtetuese dhe po ashtu të mbahet mend sa është qeveri në detyrë të mos bëjë veprime të tilla në kundërshtim me kushtetutën dhe veprime të pushtetit të pakufi që e dëshirojnë ata të zhvillojnë dhe ta ushtrojnë në Kosovë”, deklaroi Mustafa.

***

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në takimin me presidentin e vendit diksutuam për daljen nga kjo situatë pas mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Mustafa ka thënë se partia e tij vlerëson se nuk është koha të shkohet në zgjedhje.

“Ne si LDK vlerësojmë që nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme, për të situatës me pandeminë e koronavirust. Jemi të bindur që edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do na sjellin në situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi, duke marrë parasysh vullnetin politik të subjekteve politike të cilat hyjnë dhe dalin në zgjedhje”.

Mustafa ka thënë se në takimin me Thaçin sot nuk është biseduar rreth emrave por vetëm për “vullnetin politik”.

“Ne jemi që të bëhet nje qeveri e re, në bazë të Kushtetutës e aktgjykimit të vitit 2014. Kjo Qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohej në zotërimin e të gjitha aktiviteteve, në luftën kundër koronavirusit”.

Pas Kurtit, Thaçi nis takimin me Mustafën

Në kabinetin e presidentit ka arritur tashmë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi Thaçi-Mustafa po ndodh pas përfundimit qe presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.

Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i deputetëve Arben Gashi.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

***

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend derisa për pak minuta pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Para tij takim me presidentin është duke mbajtur kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, që sot në takim është ftuar në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin që ka lëshuar presidenca shkruhet se Thaçi ka rezervuar nga gjysmë ore për takimet me liderët e vendit, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat