Zyrtari i VV-së: T’i provojmë “kinezët” në kuti të votimit

Aktuale

Zyrtari i VV-së: T’i provojmë “kinezët” në kuti të votimit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:36
Vetëvendosje

Një grup i krijuar në rrjetet sociale me emrin #meKryeminsitrin për pak ditë mbërriti në mbi 200 mijë përkrahës.

Pastaj, Albin Kurti, theu edhe rekordin, në fakt e dyfishoi duke mbërritur në mbi 70 mijë shikueshmëri drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook.

E për të dy këto, Vetëvendosje, po akuzohet për manipulim të rrjeteve sociale.

Kjo, në rastin e parë, duke hyrë “kinezët” në grup për të shtuar numrin, e në rastin e dytë, duke e shpërndarë videon e drejtpërdrejtë në grupe të shtetit të Egjiptit.

Por, zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, e ka gjetur zgjidhjen që të vërtetohet manipulimi.

Ai po thotë “T’i provojmë “kinezët” me zgjedhje dhe kuti të votimit”, duke kërkuar zgjedhje.

Njëjtë po kërkon edhe shefi i tij në parti Albin Kurti, i cili shkoi në takim tek Presidenti Hashim Thaçi, për të diskutuar për këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat