​Kurti: Me Presidentin mund të bisedojmë vetëm për zgjedhje të reja

Aktuale

​Kurti: Me Presidentin mund të bisedojmë vetëm për zgjedhje të reja

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:22
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se pyetjeve dhe përpjekjeve të Presidentit u janë përgjigjur me qëndrimin e tyre që pas mocionit të mosbesimit vendi të shkoj në zgjedhje.

Kurti tha se takimi filloi me temën e masave që ka ndërmarrë qeveria, dhe punëve që po bëjnë në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19.

Shefi i qeverisë së Kosovës në detyrë tha se edhe presidenti u zotua se do respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kurti: Ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja

"Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësitë për qeveri të re për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë tà « Kushtetutës së Republikës së Kosovës e kjo është që nuk mund të kapërceni diku tjetër duke shpërfillur duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës së Kosovës që thotë që pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re, pa Kuvend të ri, pra pa zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektoj Kushtetutën she ligjin dhe praktikat e mëhershme dhe të gjitha në e dimë se cilat janë ato praktik të mëhershme", tha ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ashtu bëri të ditur se nëse i kërkohet të diskutohet për tema tjera përveç për koronavirusin dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do ti diskutoj me shkrim.

Kurti: Me Presidentin mund të bisedojmë vetëm për zgjedhje të reja

"Ne jemi të gatshëm të takohemi e bashkëbisedojmë hapur gjerë e gjatë me Presidentin e Republikës së Kosovës, ndërkaq jashtë temës së nenit 82.2 pra shpërndarjes së Kuvendit për zgjedhje të reja dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID-19, ne deklaruam këtu se jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim, keqinterpretim apo edhe vetëm pasaktësi. Pra ne jemi të gatshme të bashkëbisedojmë por veçse me shkrim nëse tema për të cilën do Presidenti është jashtë 82.2 është gabimet shkohet në kapitullin e 6-të të kushtetutës pa e kaluar kapitullin e 4-të të kushtetutës që është Kuvendi i Republikës, Qeveria jonë është qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi është kapitulli i i 4-të i kushtetutës para kapitullit të 6-të që është qeveria e Republikë së Kosovës, andaj jashtë 82.2 e jashtë COVID-19, me shkrim”, tha ai.

Presidenti i Koso vës, Hashim Thaçi ka zhvilluar takim edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa nesër pritet t’i takojë liderët tjerë politikë.

Këto takime po zhvillohen në kudër të konsultimeve pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, me mocion mosbesimi i inicuar nga LDK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat