Presidenti Thaçi deklarohet pas takimeve me liderët politikë

Aktuale

Presidenti Thaçi deklarohet pas takimeve me liderët politikë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:29
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli, për të diskutuar për situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë. Pas takimeve, Thaçi tha se hapat e mëtejmë do t’i ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe praktikat e mëhershme për të cilat tha se kanë qenë praktika të deklaruara sipas vullnetit politik të partive.

Thaçi tha se konsultat me partitë politike po i zhvillon me qëllim të krijimit të një baze të opinioneve dhe të formësojë veprimet e mëtejmë që siç tha ai duhet t’i ndërmarrë si president pas shkarkimit të qeverisë.

Thaci: Veprimet tutje do i ndërmarr në bazë të ligjeve dhe praktikave të mëhershme

“Bazë e ime për më tutje do të jetë respektimi i plotë i legjitimiteti qytetar të 6 tetorit duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit apo shkarkimit të qeverisë më 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarrë si president i vendit pas konsultimeve që do t'i zhvillojë edhe nesër, do të jenë transparente, do të jenë plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. E praktikat e mëhershme kanë qenë ato të deklaruara sipas vullnetit politik të partive politike. Pra, do të jetë një proces i konsultuar, do të jetë kushtetues dhe ligjor për çka ju do të informohemi menjëherë pas përfundimit të gjitha konsultave që i kam planifikuar t'i zhvilloj edhe nesër”, tha Thaçi.

Thaçi, duke përmendur gjendjen e krijuar nga Covid19 në Kosovë dhe duke bërë thirrje të respektohen këshillat e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se pavarësisht g jendjes emergjente shëndetësore, jeta institucionale vazhdon.

Thaçi: Pavarësisht vështirësive me koronavirus, jeta institucionale vazhdon

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë. Sot, si president i vendit duke respektuar në tërësi Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, mandatin tim si president, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës më 25 mars, jam i detyruar duke respektua Kushtetutën dhe ligjet e vendit, për të filluar konsultat me partitë politike, me liderët e tyre politikë për hapat e mëtutjeshëm të funksionimet të institucioneve të republikës së Kosovës, apo të themelimit të institucioneve të reja qeverisë së re”, tha ai.

Në kabinetin e presidentit sot i pari në takim u prit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili më pas deklaroi se pas mocionit të mosbesimit vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kurti theksoi se me presidentin mund të takohet e të bisedojë vetëm për temën e koronavirusit dhe shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa çështje të tjera vetëm me shkrim.

Thaçi takoi pastaj kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se nuk është koha për zgjedhje por për një qeveri të re e cila do të vazhdonte luftën ndaj koronavirusit.

Gjithashtu, në takim u prit edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili theksoi se qëndrimi i kësaj parti është të jetë në opozitë, por që sipas tij, për shkak të pandemisë tani nuk është koha për zgjedhje të reja.

Thaçi nesër do të vazhdojë takime të ndara me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Listen Serbe dhe 6+

***

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit që zhvilloi me tre liderë të partive politike, tha se do të respektojë në tërësi kushtetutën dhe ligjet në fuqi për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për funksionimin e institucioneve, apo edhe themelimin e institucioneve të reja.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe funksionimi i demokracisë do të vazhdojë. Si president i vendit, duke respektuar në tërësi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit, jam i detyruar për të filluar konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm te funksionit të institucioneve, apo themelimin e institucioneve të reja”, tha ai.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimeve që pati me liderët e tri partive politike, LVV-së, LDK’së dhe PDK’së ka folur para mediave.

I pari i shtetit fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u kujdesur për qytetarët në kohën e përhapjes së koronavirusit. Ai tha se qytetarët po tregojnë disiplinë e janë duke sakrifikuar në interes të shëndetit.

“Rrini në shtëpi do ta përballojmë më lehtë, të prekurve nga virusi ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha ai.

Thaçi ka shtuar se veprimet që do të merren më tutje do të jenë në përputhje me Kushtetutën, derisa përmendi edhe themelimin e institucioneve të reja.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë, sot si president duke respektu kushtetutën mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit jam detyruar që të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja”, tha presidenti.

Ai ka bërë të ditur se këto takime do t’i vazhdojë edhe nesër.

“Sot kam takuar kryetarin e LVV’së, kryetarin e LDK’së me ekipet e tyre dhe kryetarin e PDK’së. Nesër do të vazhdoj t’i takoj liderët tjerë në mënyrë që të krijoj një bazë të opinioneve apo të formsoj veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarr si president i vendit. Bazë e imja do të jetë respektimi i plotë i legjitimitetit qytetar duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit me 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarrë si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. Pra do të jetë një proces i konsultuar kushtetues dhe ligjor për të cilin ju do të njoftoheni menjëherë”, ka deklaruar presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat