Bahtiri sqaron deklaratën për vëllavrasje: Më kanë nervozuar mua dhe familjen - Bota Sot
Bahtiri sqaron deklaratën për vëllavrasje: Më kanë nervozuar mua dhe familjen

Aktuale

Bahtiri sqaron deklaratën për vëllavrasje: Më kanë nervozuar mua dhe familjen

Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, para disa ditësh ka nxitur reagime të shumta me një deklaratë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

E pas reagimeve të shumta, Bahtiri pohoi se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se ai asnjëherë nuk ka thirrur për vëllavrasje.

I pari i Mitrovicës, gjatë ditës së sotme ka thënë se keqkuptimi që ka ndodhur i ka shkaktuar nervoz familjes së tij.

“Duke parë rrjetet sociale, grupet politike dhe fyerjet të pashoq, duke u sharë me babë dhe nënë, duke parë një rrezik potencial që mund të ndodhë kam kërkuar nga presidenti të bëjë më të mirën duke pasur parasysh që presidenti e përfaqëson unitetin e popullit, dhe duhet t’i thërret të gjitha partitë politike që ky trend të ndalet dhe të kemi një kuptim mes njëri-tjetrit dhe të bëhet zgjidhja e cila është më e mira. Unë e kam potencuar që zgjidhja më e mira është që të mos t’i  mbetet hatri askujt dhe të shkohet në zgjedhje. Unë kam thënë që bazë të situatës së krijuar kam dashur të përcjelli një mesazh të secili kryetar i partive të ulin tensionet dhe mos të ketë konflikt mes njëri-tjetrit. Nuk kam thënë se nëse presidenti nuk  i shpallë zgjedhjet mund të ketë vëllavrasje, kjo është e turpshme e çmendur”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se ai nuk ka lënë familjen e tij jashtë Kosovës për të kërkuar vëllavrasje.

“Nuk e kam lënë familjen e të kërkoj vëllavrasje, më kanë bërë nervoz mua dhe familjen”, tha ai në RTV Dukagjini./Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat