Tha se LDK është për qeveri të re pa zgjedhje, Kraki ia shuan shpresat Mustafës

Aktuale

Tha se LDK është për qeveri të re pa zgjedhje, Kraki ia shuan shpresat Mustafës

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:50
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij është për krijimin e qeverisë së re, pa zgjedhje.

Por, ky opsion, sipas profesorit dhe ligjëruesit në Universitetin e Parisit Nezir Krakit, nuk gjendet në Kushtetutë dhe në jurisprudencën ekzistuese të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar se “Kosova me të njëjtën Kushtetutë, me të njëjtin president dhe me të njëjtat parti politike, e ka njohur episodin e njëjtë politik kur qeveria e Isa Mustafës u rrëzua me mocion”.

Postimi i Krakit në Facebook:

Nuk e kuptoj asnjërin që tenton ta interpretojë Kushtetutën kur rregullat janë krejt të qarta.

Për më tepër, Kosova me të njëjtën Kushtetutë, me të njëjtin president dhe me të njëjtat parti politike, e ka njohur episodin e njëjtë politik kur qeveria e Isa Mustafës u rrëzua me mocion.

Tash, pse duhet të deklarojë Isa Mustafa « LDK është për qeveri të re pa zgjedhje » kur ky opsion nuk gjendet as në Kushtetutë, as në jurisprudencën ekzistuese rreth kësaj teme.

Në një moment, duhet të pajtohemi që, edhe pse politika dhe vullneti i votuesit janë biznes për disa, rregullat bazë të kushtetutshmërisë duhet të respektohen.

Thaçi do kishte të drejtë sikur Kushtetuta e Kosovës të kishte ndryshuar prej vitit 2017.

Unë nuk jam në dijeni që Kosova ka Kushtetutë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat