Ambasada e Suedisë në Prishtinë: Sot u kthyen 150 pasagjerë që ishin në Kosovë

Aktuale

Ambasada e Suedisë në Prishtinë: Sot u kthyen 150 pasagjerë që ishin në Kosovë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:56
Foto

Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka njoftuar se sot 150 qytetarë të cilët kanë qenë në Kosovë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se fluturimi ishte nga Prishtina për në Malmo të Suedisë.

“Fluturimi nga Prishtina për në Malmo – me 150 pasagjerë që ktheheshin në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – ishte i vetmi që u largua sot në mëngjes.  Në anën tjetër aeroporti i stërngarkuar ishte i zbrazët, të gjitha kafenetë ishin të mbyllura. Tani mezi presim të përsërisim këtë përpjekje të suksesshme të premten”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat