Albin Kurti: Reciprociteti ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit

Aktuale

Albin Kurti: Reciprociteti ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:03
Albin Kurti

Kryeministri i vendit ka thënë se dje ka nënshkruar vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100 për qind të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ky vendim ka qenë premtim i tyre gjatë fushatës zgjedhore si dhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

“Dje, unë nënshkruajta vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100% të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë. Ky ishte premtimi ynë në zgjedhje; pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit dhe tani pjesë e programit qeveritar. Reciprociteti, sepse barazia!”, ka shkruajtur Kurti në Twitter. 

Image
Postimi i Kurtit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat