Çun Lajçi ka disa fjalë për Albin Kurtin: N’ditë rrenash drejt fole...

Aktuale

Çun Lajçi ka disa fjalë për Albin Kurtin: N’ditë rrenash drejt fole...

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:55
Rifat Jashari dhe Albin Kurti; foto e postuar nga Çun Lajçi në Facebook

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ka hequr nga sot në mesnatë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por ka vendosur masën e reciprocitetit.

Ky vendim i tij vie, pasi Kurti ka deklaruar se këtë e kishte premtuar në fushatë dhe poashtu kjo ishte në marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim të Kurtit, e ka komentuar edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kurti në “ditë rrenash foli drejtë”.

“Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n'borë t'na ftofën

E ftyrat t'na zbardhën

Tjetër s'na ka mbetë”, janë vargjet e aktorit në Facebook.

Postimi i plotë:

Ai tha po vemë reprocitet

Sot

Po rrimë n'lëkurat tona

S'po i nxijmë fytyrat me rrena

T'bardha le t'mbetën vetëm sot

Sot që bie borë

N'pranverë

Nesër mund t'lavdërohemi

Si dje

Me t'bamet e zeza

E

T'pa bamet e bardha

T'shajmë t'allkojmë t'rrejmë

Veç grushtat t'i mbajmë

Për kokat e zbrasta

Ai

Për t'cilin thamë se mbanë fjalën

Rrenë e mashtron

Sot n'ditë rrenash drejt foli

Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n'borë t'na ftofën

E ftyrat t'na zbardhën

Tjetër s'na ka mbetë

Dardania, 01.04.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat