Avdullah Hoti i reagon ashpër Albin Kurtit: “Rruga pa krye e Kurtit” – zbulon se çfarë duhet të ndodhë urgjentisht në Kosovë

Aktuale

Avdullah Hoti i reagon ashpër Albin Kurtit: “Rruga pa krye e Kurtit” – zbulon se çfarë duhet të ndodhë urgjentisht në Kosovë

Nga: N. H Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:15
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për veprimet e fundit rreth heqjes së taksës.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, tregon se aleatët e Kosovës kërkonin kohë që të detyronin Serbinë të hiqte pengesat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave me Kosovën, dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, sipas Hotit, aleatët do të mbështesnin Kosovën në vendosjen e masave të reciprocitetit.

Ai mes tjerash thekson se në Kosovë është tepër e nevojshme që sa më parë të krijohet Qeveria e re, e zgjedhur mbi parimet kushtetuese.

Ja shkrimi i tij:

Rruga pa krye e z.Kurti nuk ka të ndalur. Aleatët tanë na kanë kërkuar tërë kohën që të besojmë në ta dhe në planin e tyre, duke hequr taksën pa kushte, në mënyrë që ta detyronin Serbinë të ndalonte fushatën kundër Kosovës, dhe atë në mënyrë të verifikueshme.

Aleatët tanë kërkonin kohë që të detyronin Serbinë të hiqte pengesat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave me Kosovën. Nëse këto pengesa nuk do të hiqeshin, atëherë aleatët do të mbështesnin Kosovën në vendosjen e masave të reciprocitetit.

Qasja konspirative nuk e la z. Kurti të gjykojë arsyeshëm në këto kërkesa të aleatëve tanë, duke dëmtuar kështu partneritetin tonë me ta, që detyrimisht qoi në shkarkimin e tij.

Tani, me këto veprime të njëanshme të Qeverisë së shkarkuar, Kosova e ka humbur shansin që heqjen e taksës ta përkthejë në mbështetje për Kosovën dhe presion mbi Serbinë nga aleatët tanë.

Është tepër e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re të zgjedhur mbi parimet kushtetuese, që është e përgjegjshme karshi proceseve shtet-ndërtuese dhe besimplote karshi aleatëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat