Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet e PDK-së, thonë se nuk ka marrëveshje për mjekët nga Serbia.
Pesë persona nga veriu i Mitrovicës janë prekur me Covid 19.
E për shërimin e tyre, po interesohet shteti serbë.
Madje, u tha se 100 mjekë e infermierë të komanduar nga Beogradi do të hynin në Kosovë.
Kështu të paktën thanë një ditë më parë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët po akuzojnë qeverinë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë serbe.
Sipas tyre me këtë vendim, qeveria heq dorë nga ushtrimi i autoritetit shtetëor ndaj një pjese të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.
Por sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ekziston ndonjë marrëveshje e kësaj natyre.
Madje komuniteti serb pritet të informohen për gatishmërinë e institucioneve kosovare që t’iu ofrojnë kujdes shëndetësor.
Sipas Hotit shqetësimi kryesor aktual është që të tejkalohen me sa më pak pasoja situata aktuale.
Sipas Gjoshit nga PDK një marrëveshje e tillë ishte bërë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars.