Hashim Thaçi tregon a ka pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Hashim Thaçi tregon a ka pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka qenë faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, ka thënë Thaçi, në emisionin “Pressing”.

“Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

“Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre”, ka thënë Thaçi, dikur udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Thaçi në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat