Arban Abrashi ironizon keq me Albin Kurtin

Aktuale

Arban Abrashi ironizon keq me Albin Kurtin

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:45
Arban Abrashi

Që pas rënies së Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar përplasjet dhe replikat në distancë mes këtyre dy partive.

I fundit që ka ironizuar me Kryeminitrin në detyrë Kurti është sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në formë talljeje me Kryeministrin në detyrë  pasi ky i fundit ka të punësuar një këshilltar me shtetësi kineze në kabinetin e tij.

Image
Foto e publikuar nga Arban Abrashi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat